Raphinha rrëfen se si Flicku bëri skuadrën bashkë pas rastit të Roques NULL NULL 06.05.2025 17:22 06.05.2025 17:22 Hansi Flick. Raphinha ka rrëfyer se si e kishte menaxhuar trajneri i Barcelonës Hansi Flick rastin me Vitor Roquen dhe si kishte ndikuar që skuadra të bëhej më e bashkuar. “Situata e Vitor Roque më preku shumë. Një ditë, Vitor ishte thellësisht i tronditur nga gjithçka që thuhej për të ardhmen e tij. Gjatë stërvitjes, ai bëri gabime të thjeshta dhe të përsëritura, dhe më pas filloi të qante… Flick më thirri që ta ndihmoja me përkthimin, sepse ai nuk mund të fliste”, ka thene Raphinha. “Flick e pyeti nëse donte të largohej, dhe Vitor u përgjigj po. Trajneri iu kthye: ‘Asnjë problem, shko dhe pusho’”. “Pas stërvitjes, trajneri na mblodhi të gjithëve së bashku. Ai nuk bërtiti, por tha se duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin, sepse suksesi i ekipit vjen vetëm nëse të gjithë jemi në të njëjtin rrugëtim.”