Ramush Haradinaj kujton heroin Abedin Rexha NULL NULL 08.10.2024 10:49 08.10.2024 10:49 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Abedin Rexha në përvjetorin e rënies. Kreu i AAK-së ka thënë se ishin bashkë me Abedin Rexhën në betejën e Qafë Mullarit. “Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës. I paharruar kujtimi për të!”, është shprehur Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë