Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramiz Lladrovci uron Feronikelin për fitoren kundër Gjilanit: Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë

NULL NULL
20.09.2020 17:29

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Feronikelin për fitoren e sotme kundër Gjilanit në start të edicionit të ri në Superligë.

“Tigrat e Zi” këtë përballje e fituan me rezultatin e lartë 4:0, njofton Klan Kosova.

Kurse, për të parin e kësaj komune, ky ishte një fillim i mbarë.

“Urime fitorja Feronikeli. Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë. Ju lumtë djem, ju lumtë trajner Tovërlani”, ka shkruar ai në Facebook.

Urime fitorja Ferronikeli. Fillim i mbarë, lojë dhe rezultat i mirë. Ju lumtë djem, ju lumtë trajner Tovërlani!

Publiée par Ramiz Lladrovci sur Dimanche 20 septembre 2020

lajme të ngjashme