Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rame Lahaj International Opera Festival fton mediat të aplikojnë për akreditim

NULL NULL
03.06.2026 10:21

Rame Lahaj International Opera Festival i cili do të zhvillohet nga 4 deri më 29 korrik ka hapur akreditimet për media, duke ftuar të gjithë gazetarët dhe përfaqësuesit e medieve që dëshirojnë të ndjekin nga afër edicionin e gjashtë të festivalit të aplikojnë për akreditim.

Nën moton “Play Music, Not War”, festivali ndërton një narrativë artistike që vendos paqen dhe bashkimin në qendër të çdo performance.

Akreditimet për medie janë të hapura deri më 30 qershor dhe ofrojnë:

– Qasje në të gjitha aktivitetet e festivalit;

– Mundësi për intervista me artistë dhe pjesëmarrës duke u koordinuar me përfaqesuesin e festivalit;

– Materiale dhe përmbajtje ekskluzive për publikim;

Aplikimet pranohen në po këtë email adresë (media@rliof.com)

 Aplikimi duhet të përmbajë:

* Emrin dhe mbiemrin e gazetarit/es *

Emrin e mediumit *

Emrin e fotografit/kameramanit *

ID e punës

Ftoheni të bëheni pjesë e këtij edicioni, dhe të kontribuoni në përcjelljen e një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të verës.

lajme të ngjashme