Rama uron besimtarët me xhaminë e rindëtuar të Elbasanit: Gëzuar Kurban Bajramin! NULL NULL 09.07.2022 09:03 09.07.2022 09:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë ditën e sotme për festën e Kurban Bajramit. Ai ka vendosur që urimin e tij ta bëjë duke shpërndarë foto nga falja e namazit në xhaminë e re të Elbasanit, atë të Ballies. “Gëzuar Kurban Bajramin me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, ka shkruar Rama në Facebook. Kjo xhami është rindërtuar pasi ishte shembur në vitin 1967 nga regjimi i Enver Hoxhës.