Rama: Shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre NULL NULL 11.05.2025 08:11 11.05.2025 08:11 Sot në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet Parlamentare. Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë. Ai tha se “Sot është Dita e Shqipërisë”. “Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre”, tha Rama. Shtetasit e Shqipërisë, nga të cilët 114 mijë e 642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat katërvjeçar. Në garë janë 11 parti, ku çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. Janë 5 mijë e 225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Ndërkaq, misioni ka gjithsej 365 vëzhgues nga 47 vende, të përbërë nga 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE, 22 nga KiE dhe 12 nga PE.