Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

NULL NULL
22.05.2025 20:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian sot miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se Shqipëria është duke ecur me hapa të shpejt në rrugën e saj drejt BE-së.

“Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin”

“Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme