Rama rizgjidhet zëvendëspresident i Internacionales Socialiste NULL NULL 26.11.2022 22:09 26.11.2022 22:09 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Lajmi është dhënë nga Damian Gjiknuri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet Rama duke mbajtur fjalimin në takimin e socialistëve evropianë. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste ia besoi detyrën e presidentit, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez./A2