Rama reagon sërish, Specialen e quan “idiotësi ndërkombëtare” NULL NULL 12.02.2026 13:40 12.02.2026 13:40 Teksa gjyqi në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka vazhduar edhe sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar sërish. Kreu i qeverisë shqiptare ndau në profilin e tij një pjesë të fjalëve përfundimtare të thëna nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Në video, Luka Mishetiq thotë se Hashim Thaçi është i pafajshëm. “Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama mbi videon e ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale./Klankosova.tv