Rama reagon pasi tre trupa të ushtarëve amerikanë të zhdukur u gjetën të vdekur në Lituani NULL NULL 31.03.2025 22:11 31.03.2025 22:11 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi tre ushtarë amerikanë u gjetën të vdekur këtë të hënë në Lituani. Incidenti ndodhi më 25 mars, kur një automjet i blinduar M88A2 Hercules u zhyt në një kënetë gjatë një stërvitjeje me forcat e armatosura dhe forcat e rendit lituaneze. Përmes një postimi në “X”, Rama ka shprehur ngushëllime për humbjen e tre ushtarëve, duke thënë se Shqipëria është gjithmonë pranë ShBA-ve. “Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron krah Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv. Gjenden trupat e tre ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani, një tjetër ende mungon