Rama: Punë intensive për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës NULL NULL 25.09.2022 09:32 25.09.2022 09:32 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u punuar intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se ky park është i njohur botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë. Kreu i qeverisë zgjodhi ta postonte këtë lajm me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve. “Dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.