Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama pritet nga Hollande: Shqipëria, në rrugën e duhur për hapjen e negociatave

NULL NULL
31.05.2016 11:58

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune në Paris me Presidentin francez, François Hollande. Takimi i parapriu ceremonisë së dorëzimit të dekoratës së Komandantit të Legjionit të Nderit, shkrimtarit Ismail Kadare.

Në takimin Rama-Holladne morën pjesë edhe ministri i Jashtëm, Bushati, dhe sekretari i Shtetit francez për Çështjet Europiane, Harlem Désir.

Siçnjofton zyra e shtypit e Kryeministrisë, gjatë takimit u konfirmua angazhimi i Francës për t’u dhënë një orientim domethënës politikave euro-integruese në raport me Shqipërinë, sidomos nëpërmjet konferencës së Parisit dhe një axhendë të re të Francës për rajonin duke filluar nga muaji shtator.

Presidenti Hollande, duke vlerësuar rolin stabilizues në rajon të Shqipërisë, inkurajoi fuqishëm arritjen e reformës në drejtësi dhe nënvizoi se vendi ynë është në rrugën e duhur në procesin e hapjes së negociatave.

Një vlerësim i posaçëm për Shqipërinë dhe punën e qeverisë, ishte lufta ndaj radikalizmit fetar dhe ripërtëritja ekonomike, ku Franca mëton të ketë rolin e saj nëpërmjet investimeve madhore si ai i TAP-IAP./shekulli

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.