Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht NULL NULL 16.10.2023 12:12 16.10.2023 12:12 edi rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, tha se premtimet ekonomike të këtij samiti nuk janë realizuar plotësisht. Ai tha se këtë po e thotë në mënyrë të butë, njofton Klankosova.tv. “Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, për të thënë në mënyrë të butë, sidomos nëse krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë Angela Merkel”, është shprehur Edi Rama.