Rama: Nis indeksimi i pagave në sektorin publik, kategoritë që preken NULL NULL 06.11.2025 14:10 06.11.2025 14:10 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se projektbuxheti i vitit 2026 përfshin fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve publikë në nivel qendror dhe lokal. Sipas Euronews Albania, Rama në Facebook bëri me dije se për punonjësit e shëndetësisë, veç indeksimit vjetor, do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. “Projektbuxheti është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat në sektorin publik, qoftë në nivel qendror apo vendor. Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 milionë euro që në vitin e parë shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”. “Konkretisht, 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët, rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja, ndërsa mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai.