Rama nga Parlamenti i Izraelit: Jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu NULL NULL 26.01.2026 16:45 26.01.2026 16:45 Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit ka falenderuar homologun e tij Benjamin Netanyahu për ftesën teksa theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë strehë e hebrenjve. Rama shkëmbeu batuta duke u shprehur se do të bëjë më të mirën në fjalimin e tij për t’i mbijetuar gjykimit të Netanyahut. Ai theksoi se është i dyti si spiker ndërkombëtar pas presidentit amerikan Donald Trump, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv. “Unë do bej më të mirën për të mbijetuar gjykimit tënde, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu. Me lejoni me një frymë të thjeshtë të jap vlerësimin tim më të madh dhe falenderimet e sinqerta për Shqipërinë dhe veten time, mirënjohjen time për këtë ftesë nuk mund te jem më mirënjohës.Duke u kthyer te fjalimi im përballë liderëve të mëdhenj gjithçka bëhet personale në botën e tyre, unë nuk jam mysliman, por gjysma ime më e mirë është myslimane. Djali jonë do të vendosë vet një ditë. Një ditë që mund të bëhet hebre nuk mund të përjashtohet”, tha ai. Ndër të tjera, Rama theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka dorëzuar asnjë hebre te nazistët. Ai shtoi se shqiptarët janë dëshmitarë të një vërtete dhe se është nder për të tregojë këto rezultate. “Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për hebrenjtë sesi shqiptarët nga një vend i vogël e shndërruan në një shtet te vetëm në Evropë me më shumë hebrenj para se të niste lufta e dytë botërore. Askush në Evropë nuk mund të dëshmoje dhe të ndaj të njëjtin rezultat, asnjë hebre i dorëzuar nazistëve, dhe askush më mirë se shqiptarët mund të jenë dëshmitarë të një vërtete të thjeshtë se të qenurit mysliman dhe antisemit nuk bashkohen nga besimi në zot por nga tradhtia e madhe. Nuk ka nder më të madh se të jem dëshmitar i kësaj të vërtete”, shtoi ai.