Rama: Nga fundi i këtij muaji do të hyjë në funksion tuneli i Llogarasë NULL NULL 21.07.2022 09:54 21.07.2022 09:54 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji do të hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është duke u punuar shumë për këtë aspekt. “Mirëmëngjesi dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”,ka thënë Rama.