Rama në rolin e inspektorit të punimeve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 13.05.2023 20:28 nga Arbëresha Fazliu 13.05.2023 20:28 Më shpejt se për 90 ditë pune do të përfundojë ndërtimi i pjesës së dytë 500 metërshe të rrugës “Nekibe Kelmendi” në lagjen Veternik në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur drejtori i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, gjatë inspektimit të punimeve që ia bëri kësaj rruge bashkë me të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, raporton Klan Kosova. Rama me këtë rast tha se veç kësaj rruge, janë edhe 95 projekte të tjera të cilat janë duke u zhvilluar me hov të madh në kryeqytet. Gjatë së shtunës i pari i Prishtinës inspektoi punimet edhe në rrugën “A”, ku tha se projekti po zhvillohet në bazë të planit dhe tashmë falë punimeve ka filluar të largohet edhe era e rëndë e ujërave të zeza. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.