Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në fushatën përmbyllëse në Durrës: Shikojeni 11 majin si pasardhës të atyre që folën për herë të parë shqip këtu

NULL NULL
08.05.2025 22:35
Edi Rama në Durrës.
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte ka përmbyllur fushatën në Durrës ku tha se qytetarëve atje që ta shohin  11 majin si pasardhës të atyre që folën për herë të parë shqip në Durrës.

Ai gjithashtu ju drejtua atyre duke u thënë që 11 majin ta shikojnë si si pasardhës të atyre që e bënë Durrësin, siç u shpreh ai, portin ku hynin e dilnin anijet e Europës.

“Sot, ne themi “Tirana është kryeqyteti i Europës së Ballkanit”, por në kohëra të tjera ka qenë Durrësi, Europa e Shqipërisë dhe është e pamundur për mua ta imagjinoj që qytetarët e Durrësit, ata të cilët nuk ia shohin dot ngjyrën Partisë Socialiste, ata të cilët flamuri i partisë sonë i bën të acarohen si demi kur sheh leckën e kuqe, duhet të shohin një ngjyrë tjetër, duhet ta shohin shumë kthjellët një ngjyrë tjetër, e cila na bashkon sot këto dhe e cila ka bashkuar sot flamurin kuqezi me flamurin e Europës, duhet të shohim ngjyrën e detit, që na lidh me Europën, që qëllon të jetë edhe ngjyra e partisë së tyre, por partia e tyre për momentin është në koma, partia e tyre “nuk jep e nuk merr” dhe të presësh nga një parti në koma që të vrapojë është iluzion dhe për më tepër të mendosh që qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi kënete është trishtim”.

“Unë u drejtohem atyre dhe iu them: shikojeni 11 majin si pasardhës të atyre që folën për herë të parë shqip këtu në Durrës. Shikojeni 11 majin si pasardhës të atyre që e bënë Durrësin, portin ku hynin e dilnin anijet e Europës. Shikojeni si pasardhës të atyre në shekuj mbajtën këtu shpirtin e Europës të gjallë dhe aktiv. Shikojeni si pasardhës të atyre që nuk iu dorëzuan kurrë as diktaturës dhe nuk iu dorëzuan kurrë idesë se Durrësi mund të shikonte lindja, pasi Durrësi është jo vetëm në perëndim të Shqipërisë, por Durrësi është pjesë e perëndimit të Europës”, u shpreh ai.

Rama u tha qytetarëve të Durrësit që të bëjnë zgjedhje që nuk është vetëm zgjedhja e tyre, por siç tha ai, edhe e fëmijëve tuaj, përcjell Klankosova.tv.

“Dhe bëni një zgjedhje që nuk është vetëm zgjedhja juaj, po është edhe zgjedhja e fëmijëve tuaj. E fëmijëve tuaj të cilëve ju nuk mund t’ia mohoni, nuk mund t’ia mohoni dhuratën më të madhe që të gjithë ne prindërit e kohës sotme mund t’i bëjmë fëmijëve, pasaportën europiane të Shqipërisë”.

“E fëmijëve tuaj, të ardhmen europiane e të cilëve për atë Zot nuk mund t’ia besoni bufit të kënetës, që është një politik i lashtë, një politikan i dëshpëruar, një politikan i pashpresë, një hallexhi që rri rrugëve për hallin e tij personal dhe që e sul të gjithë partinë e bretkosave në një ofensivë gëzimi për një gënjeshtër të re ai ajo e sotmja”, është shprehur tutje Rama./Klankosova.tv

lajme të ngjashme