Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Mbledhja e dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

NULL NULL
13.06.2023 19:37

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se është anuluar mbledhja e dy qeverive, e cila ishte paraparë të mbahet nesër në Gjakovë.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, deklaroi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka treguar se i ka propozuar kryeministrit Kurti një takim nesër me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që nuk ka pasur dakordim nga homologu i tij kosovar, raporton Klankosova.tv.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Për fat të keq, me shumë keqardhje, nuk kemi pasur dakordimin e kryeministrit Kurtit për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të mbahet normalisht dhe veç të diskutojmë për këtë, por kjo nuk është e mundur”, u shpreh Rama.

“Nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt po ndodhë në realitetin e Kosovës sot, mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, shpresojmë se mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, theksoi kryeministri shqiptar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme