Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE NULL NULL 30.06.2022 21:38 30.06.2022 21:38 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar samitin e NATO-s si të vështirë, teksa ka paralajmëruar mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama thotë se punë e mirë u bë edhe në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, njofton Klankosova.tv. “Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Rama në Facebook.