Rama kërkon votën për hyrje në BE (VIDEO) NULL NULL 09.05.2025 20:42 09.05.2025 20:42 Partia Socialiste ka mbajtur në Parkun Olimpik në Tiranë tubimin e saj të fundit në kuadër të fushatës zgjedhore. Në këtë tubim, pos flamurit shqiptar, i vendosur është edhe flamuri i Bashkimit Evropian, një nga elementet kryesore që ka përcjellë retorikën politike të kësaj partie. Aty i pranishëm është Edi Rama, kandidati për kryeministër, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Të pranishëm aty janë një numër i madh i qytetarëve, këtë fushatë e hapi këngëtarja Elvana Gjata. Gjatë kësaj fushate, Rama ka thënë se Shqipëria deri në vitin 2030 do të bëhet pjesë e BE-së. /Klankosova.tv