Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin – duhet të bashkëjetojmë me rregullat

NULL NULL
06.04.2020 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nga pandemia është shumë aktiv në Facebook, sot ka shpërndarë disa foto nga qyteti i Elbasanit ku pikat e verdha që shërbejnë si pika distancuese për të mbajtur radhë nga qytetarët, ka thënë se këto pika do të bëhen si vijat e bardha.

Rama mes tjerash ka  përgëzuar bashkinë e Elbasanit për këto pika të vendosura ndërsa ka shtuar se me prezencën e Covid-19 edhe këmbësorët mund të kthehen në vrasës të qytetarëve të tjerë.

Ky është postimi i plotë i Ramës:

PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN

*ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme