Rama dhuron gjak në kryeministri (VIDEO) NULL NULL 18.06.2024 13:05 18.06.2024 13:05 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar nismës së dhurimit të gjakut. Përmes një videoje të postuar në llogaritë e tij në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare tha se “me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e vet”. “Kryeministria si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut. Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e vet”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.