Rama batuta me Macronin për Trumpin: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin? NULL NULL 02.10.2025 12:52 02.10.2025 12:52 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr vëmendjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, dhe kjo pasi një video e tij duke biseduar me presidentin francez, Emanuel Macron u bë virale. Rama në video dëgjohet duke i thënë Macronit të kërkojë falje, dhe shohim po ashtu një president tejet konfuz duke pyetur “pse?”, transmeton Klankosova.tv. “Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”, është shprehur Rama duke tallur kështu Trumpin për keqinterpretimin e tij për një paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. “Më vjen keq pra!”, i thotë Macroni me buzëqeshje Ramës. Derisa kryeministri i Shqipërisë vazhdon tutje duke thënë: Ai punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt! Albanian PM Rama to Macron: You should congratulate Ilham Aliyev and me. Trump has ended the conflict between us. https://t.co/6GhybUMMRe pic.twitter.com/lpjObSNFFt — Clash Report (@clashreport) October 2, 2025