Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: “AIR KOSOVA” nis fluturimet nga Kukësi (VIDEO)

NULL NULL
08.05.2025 14:31

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.

“Për ata që thonë se ky është fluturim “fake” që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi Rama, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, shtoi Rama.

Ky lajm u mirëprit nga të ftuarit Kadri Kastrati dhe Nuredin Ibishi,  në studion e ‘Kosova Today në Klan Kosova.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.