Rakiq bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve në veri NULL NULL 23.04.2023 12:00 23.04.2023 12:00 Goran Rakiq Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe. “Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht, për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti, për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë, për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri, për shkak të frikës mes serbëve që mbjell politika e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara! Bojkot të zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq, njofton Tanjug, përcjell Klankosova.tv. Lista Serbe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 23 orë më parë