Raketat ruse goditën Kharkivin e Ukrainës, 16 të plagosur NULL NULL 16.01.2024 23:18 16.01.2024 23:18 Foto: Reuters Raketat ruse goditën një zonë banimi në qendër të Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, të martën, duke lënë të plagosur 16 persona dhe duke dëmtuar shtëpitë, thanë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Synehubov, duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se dy gra u plagosën rëndë dhe banesat ishin dëmtuar. Ai tha se dy raketa ruse kishin goditur qendrën e qytetit. “Këto sulme ishin në qendër të qytetit,” shkroi kryebashkiaku i Kharkiv, Ihor Terekhov, në Telegram. “Pikërisht aty ku nuk ka infrastrukturë ushtarake dhe pikërisht aty ku ka në fakt rezidenca”. Terekhov tha për televizionin kombëtar se ekipet e shpëtimit po kalonin nëpër ndërtesa të dëmtuara për të parë nëse më shumë banorë ishin lënduar. Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve, por në hapësirën e konfliktit gati dy-vjeçar, qyteti nuk ka rënë në duart e rusëve. Raketat ruse goditën një hotel në qytet javën e kaluar, duke plagosur 11 persona, shkruan Reuters, transmeton Klankosova