Rahovec: Dializa bëhet gati këtë vit (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 14.10.2023 20:32 nga Arbreshë Uka 14.10.2023 20:32 Hapësira e aparatura e dedikuar për procesin e hemodializës u bënë gati 9 vjet më parë në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Rahovec. Mirëpo ky shërbim nuk u bë funksional që nga atëherë, për arsye të panjohura, siç thonë nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je. Megjithëkëtë, ka gjasa që brenda këtij viti pacientët e Rahovecit dializën ta kryejnë në kujdesin parësor të kësaj komune, kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë i ka nisur procedurat për ta bërë të mundur këtë shërbim, njofton Klan Kosova. Drejtuesi i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se nuk kanë ndonjë afat të saktë se kur më të vërtetë do të bëhet funksional reparti i hemodializës, megjithatë shpjegon se komisioni i caktuar ka bërë vlerësimin e gjendjes dhe se është paraparë renovimi i hapësirës. Drejtori Kryeziu, shpjegon se në mandatin e tyre është ofrimi i hapësirës gjë e cila është bërë moti, kurse sa i përket trajtimit, terapisë, stafit e mbikëqyrjes së pacientëve është përgjegjësi e spitalit të Prizrenit. Derisa kjo të mundësohet në Rahovec, pacientët hemodializën e realizojnë në Prizren, të cilët thonë se më të lehtë do ta kishin trajtimin në qytetin e tyre kjo për shkak edhe të udhëtimit. Nga kjo komunë janë rreth 40 qytetarë në dializë.