Radiq: Serbia mbetet e izoluar NULL NULL 12.04.2017 22:49 12.04.2017 22:49 Analisti ushtarak në Serbi, Aleksandar Radiq, tha se rruga e anëtarësimit të Malit të zi në NATO, është një hap i madh, por, Serbia mbetet e izoluar. ”Serbia mbetet plotësisht e izoluar, që moti kjo është një fotografi e projektuar”. ”Politikanët tanë është dashur kaherë ta parashikojnë si do të rrjedhin gjerat dhe të përgatiten për skenarë të tillë .Do të jemi vend pa partner ushtarak dhe duhet të përballemi se nuk ka kush na ndihmon në rrethana të padëshirueshme. NATO dhe BE shkojnë në pako”. ”Në Mal të Zi këtë e kanë pasur të njohur dhe tani vendet e BE-së do të shiqojn ndryshe. Perëndimi projekton një sistem vlerash të cilen Mali i Zi e ka pranuar, dhe kanë një kapital të mirë për anëtarësim në Bashkimin Europian”, është shprehur Radiq ,për Blic, transemton Klan Kosova. Këtë deklarime analisti Aleksandar Radiq i bëri pasi Presidenti amerikan Donald Trump firmosi protokollin që përmbyll procedurat e antarësimit të Malit të Zi në NATO. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pret të takohet muajin e ardhshëm me udhëheqësit e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të NATO-s në Bruksel për të mirëpritur anëtarin e 29-të aleancës.