Radhë të qytetarëve në “Zahir Pajaziti” në pritje për t`u testuar (FOTO) NULL NULL 30.12.2020 10:23 30.12.2020 10:23 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik IKShPK-ja ka nisur testimin në këtë shesh gjatë së martës me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të COVID-19. Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani, tha se gjatë së martës janë testuar 400 qytetarë, kurse veç deri në orën 10:00 kanë testuar mbi 100 persona. “Kanë dalë pritshmërinë tona pasi e kemi pritur që gjatë ditës se sotme do të rritet numri”. Mes tjerash Ramadani tha që për dallim me numrin e testimeve ka pasur një numër të vogël të rasteve pozitive. Shaqir Gashi e ka mirëpritur iniciativën e IKShPK-së për testime në shesh, raporton EO. “Kam pare në televizor për këtë iniciativë, është iniciativë e mirë dhe pres me bë testin”.