Ra nga skela, humb jetën një 45-vjeçar në Shëngjin NULL NULL 15.04.2023 17:33 15.04.2023 17:33 vdekje ne pune Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin. Mësohet se shtetasi A. L., 45 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Kune të Shëngjinit. Mësohet se 45-vjeçari, banues në Kallmet, ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, nga ku ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë brenda pak orëve, shkruan Top Channel. Policia e ka shoqëruar në stacion për veprime të mëtejshme procedurale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K. Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.