Qytetet e botës që kanë magjinë e teatrit NULL NULL 30.03.2016 11:00 30.03.2016 11:00 Të dielën që lamë pas, u shënua dita Ndërkombëtare e Teatrit. Kjo ditë, është iniciuar në vitin 1961 nga Instituti Internacional i Teatrit. Për çdo vit manifestohet me 27 mars, dhe teatrot kombëtare e ndërkombëtare organizojnë manifestime të ndryshme në kuadër të kësaj dite. Anatoli Vassiliev, dramaturgu rus i cili edhe është autori i mesazhit që u dha kur u shpall dita ndërkombëtare e teatrit, gjatë fjalës së tij ka thënë se teatri është i gatshëm të tregojë çdo gjë, pikërisht çdo gjë e çdo aspekt të jetës. Teatri thotë ai, ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë. Forma më e vjetër e të bërit art përmes performimit, është ende gjallë dhe më e pëlqyer se kurrë. Në shumë vende të botës është shndërruar në industri miliardëshe, ndërsa vlera artistike e teatrit veçse vjen e rritet, transmeton Klan Kosova. Këto janë qytetet e botës ku teatri jep magji: New York Qyteti i New York’ut ofron magjinë më të madhe të teatrit. Si qyteti me numrin më të madh të skenave teatrale, New York është vendi që me patjetër duhet vizituar nëse jeni adhurues teatri. Londra Për shumë vjet me radhë, Londra ka mbetur epiqendra e teatrit. Me William Shakespeare që shkroi “Romeo e Xhulieta”,”Makbethi” dhe “nata e Dymbëdhjetë”, skena teatrale e Londrës u bë ndër më të fuqishmet në botë. Athina Pothuajse çdo aspekt i teatrit perëndimor, rrënjët i ka në dramat e Greqisë antike, që nga dizajnet e kostumeve skenike e deri te struktura e dramës. Qindra vjet më parë, teatri ishte shtylla e kulturës greke. Vetëm Athina, ka më shumë se 148 skena te teatrit. Toronto Toronto në Kanada, është njëri ndër qytetet që ofron një bagazh të pasur me shfaqje teatrale për vizitorët. Një avantazh nga Neë York që ka Toronto është se biletat i shet shumë më lirë se në Brodway.