Qytetarja në Pejë dërgon në polici kuletën e gjetur në rrugë NULL NULL 21.08.2024 16:21 21.08.2024 16:21 Sot në Stacionin Policor në Pejë ka shkuar një qytetare me inicialet F. H. e cila ka dërguar një kuletë që e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Nga policia bëjnë të ditur se në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale, të cilat i janë jthyer qytetarit: – 280 Euro – 500 franga zvicerane – dokumente personale Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.