Qytetari nga Podujeva gjen para në Han të Elezit, i dorëzon në polici NULL NULL 17.11.2024 18:22 17.11.2024 18:22 Paratë. Foto ilustruese. Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato i ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:15, në një pikë karburanti në Hanin e Elezit. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar 41-vjeçarin F.Rrahimi për aktin e berë, transmeton Klankosova.tv Në njoftimin e kësaj drejtorie nuk bëhet e ditur shuma e parave që u dorëzuan nga qytetari nga Podujeva. “Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura”, thuhet në njoftim.