Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKMF në Deçan edhe tani e mbushur me pacientë

NULL NULL
13.07.2021 23:30

Edhe në këto orë të vona të natës, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan po vërehet fluks i madh i qytetarëve që kërkojnë ndihmë.

Aty të gjithë shtretërit janë të mbushur me pacientë që po trajtohen nga stafi mjekësor i kësaj qendre.

Njëri nga pacientët për Klan Kosova tha se që nga java e kaluar është me probleme të barkqitjes, vjellje  dhe plogështi të trupit, dhe se në gjendje të njëjtë janë bashkëshortja e tij dhe 6 fëmijët.

Sipas këtij deçanasi, vetëm ditën e parë i është dashur që t’i blinte vet disa prej ilaçeve, ndërsa tani çdo gjë është në rregull.

Kërkesa e tij është që të kuptohet arsyeja se nga çka erdhi ky infektim, sepse siç tha, “këtë ujë ne e kemi përdorur gjithmonë”.

lajme të ngjashme