Qindra qytetarë protestojnë pas vrasjes së 21-vjeçares nga Ferizaj (VIDEO) NULL NULL 15.04.2024 18:06 15.04.2024 18:06 Protesta e datës 15 prill 2024 pas vrasjes së 21-vjeçares nga Ferizaj, Erona Cakli; Foto: Klan Kosova; Tashmë ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për rastin e vrasjes së 21-vjeçares nga Ferizaj, Erona Cokli. Një numër i madh i qytetarëve i është bashkuar marshit në fjalë me parullat “Poshtë sistemi patriarkal” dhe “Liri dhe siguri për gratë”. I dyshuari për rastin për rastin në fjalë është ish-bashkëshorti i të ndjerës, i cili e kishte qëlluar me armë të premten e javës së kaluar para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I njëjti ka shtënë me armë edhe drejt vëllait të së ndjerës i cili ka pësuar vetëm plagosje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025