Qeveria ua vazhdon mërgimtarëve deri në fund të vitit mbulimin e polisës kufitare NULL NULL 26.01.2022 11:16 26.01.2022 11:16 Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare. Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, përcjell Klankosova.tv. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim i takon pakos së ringjalljes ekonomike, dhe duhet të vazhdohet meqë është vit i ri fiskal. Sipas Muratit ky mbulim pritet të ndodhë deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për këtë çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 7 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë