Qeveria ndan shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionmarrës NULL NULL 22.12.2023 09:30 22.12.2023 09:30 **ARCHIV** Ein Mitarbeiter der Bundesbank prueft am 6. Oktober 2005 in der Landeszentrale der Deutschen Bundesbank in Duesseldorf anlaesslich eines Falschgeldworkshops unter einem UV-Lichtgeraet einen falschen 100 Euro Schein. Die Zahl aus dem Verkehr gezogener Euro-Blueten hat im ersten Halbjahr dieses Jahr abgenommen. Wie die Europaeische Zentralbank (EZB) am Montag. 19. Juli 2010, in Frankfurt am Main mitteilte, wurden zwischen Januar und Juni 387.000 gefaelschte Euro-Scheine registriert. Das sind 13 Prozent weniger als in den vorangegangenen sechs Monaten. (AP Photo/Martin Meissner)--- An employee of the German Bundesbank looks on a faked 100 Euro banknote in Duesseldorf, Germany, Thursday, Oct. 6, 2005. (AP Photo/Martin Meissner) ** zu unserer Meldung APD1795 ** Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë së Kosovës, të mbajtur në mënyrë elektronike, është marrë vendimi për ndarjen e mjeteve për shtesat e njëhershme prej 100 eurove për fëmijët nën 16-vjeç dhe pensionistët. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje Elektronike në cilën ka ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Veç kësaj, janë marrë edhe një sërë vendimesh, si vijon: – Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023. – Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023. – Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023. – Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore. -Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim. – Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. – Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.