Qeveria mirënjohëse ndaj Suedisë për ndihmën dhe partneritetin NULL NULL 18.05.2023 17:42 18.05.2023 17:42 Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot takimin vjetor me Suedinë, ku delegacioni suedez, kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Bashkëpunimi me shtetin e Suedisë dhe projektet e përbashkëta, ishin në fokus të këtij takimi, ku u rishikuan dhe biseduan projektet ekzistuese dhe format për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, transmeton klankosova.tv. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi qeverinë suedeze dhe popullin suedez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në shumë procese. ”Sot do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi arritjet e deritanishme dhe do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit. Dua të ritheksoj se Qeveria e Kosovës vlerëson shumë faktin që ndihma e marrë nga partnerët tanë është e koordinuar, për të arritur ndikimin maksimal, duke e fokusuar këtë ndihmë në projekte brenda fushave të identifikuara si prioritare për zhvillimin e vendit”, tha zëvendëskryeministri Bislimi. Derisa delegacioni i Kosovës, veç kryesimit nga zëvendëskryeministri Bislimi përbëhej edhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ,ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025