Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme NULL NULL 31.03.2023 20:47 31.03.2023 20:47 Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 137-të. Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar tri vendime, ku prej tyre është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për tratimin në pronën e paluajtshme, njofton Klankosova.tv. Më poshtë i gjeni vendimet e marra nga kjo mbledhje: – Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit. – Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022. – Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020. – Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 18/04/2023