Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria lejon që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua

NULL NULL
22.02.2023 11:02

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka lejuar që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave.

Për marrjen e këtij borxhi i gjithë kabineti qeveritar votoi pro, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti tha se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga Trepça me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione” tha Kurti.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se si do të shpenzohen këto 20 milionë euro.

“Kjo huamarrje është në kuadër të veprimeve që kemi bërë si qeveri për kthyer gjendjen e mirë në ndërmarrjet publike probabilitetit dhe mirë menaxhimit. Pritet për tu investuar në maqina për miniera dhe floatcione që do të mundësonte rritjen e prodhimit” tha Murati.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme