Qeveria irlandeze do t’i paguajë dy mijë artistë me pagë javore për tri vjet NULL NULL 12.09.2022 16:44 12.09.2022 16:44 Qeveria irlandeze ka filluar t’i paguajë dy mijë artistë me një pagë javore prej 325 eurosh. Kjo vjen si përgjigje nga një task force nga Catherine Martin, ministre e Kulturës e Irlandës, si masë për këndelljen e artit nga “dëmi i paprecedentë”, i shkaktuar nga pandemia e kovidit. Muzikantët, artistët pamorë, shkrimtarët, valltarët, aktorët dhe ata që luajnë në film janë mes pranuesve anonimë që janë zgjedhur nga një grup i rëndomtë. Iniciativa ‘Të ardhura bazike për artet’ do të zgjasë për tre vjet dhe do t’i kushtojë shtetit 25 milionë euro, sipas raportimeve nga BBC.