Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria e Shqipërisë miraton rritjen e pagave

NULL NULL
20.04.2023 13:23
qeveria e shqiperise

Qeveria e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme rritjen e pagave të administratës publike.

Ministrja e Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, tha se paratë janë siguruar nga të rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme.

“Sot kemi miratuar disa projektvendime që lidhen me rritjen e pagave dhe hapin e parë të rritjes për sektori shëndetësor, arsimor, por edhe për sektorin e sigurisë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit duke garantuar qëndrueshmëri fiskale”, u shpreh Ibrahimaj./tvklan

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme