Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta” NULL NULL 13.10.2021 11:20 13.10.2021 11:20 Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim vendimin që Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Ishte ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, që e propozoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke shtuar se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj. “Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm”. “Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnere në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si ministri propozojmë që Kelmedi të marrë statusin me merita veçnata, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”,ka thënë Çeku. Kjo pikë u votua pa asnjë kundërshtim, njofton Klankosova.tv.