Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria e Hungarisë i ndan bursë studentit nga Drenasi

NULL NULL
25.08.2016 14:54

Ambasada e Hungarisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë nënshkruar marrëveshje për ndarje të 90 bursave në fusha të ndryshme për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të interesuar të studiojnë në Bachelor, Master dhe Doktorat.

Njëri nga përfituesit është edhe Fazli Demaku nga komuna e Drenasit, për drejtimin Agrokulturë dhe Menaxhim i Pronës në Karoly Robert College Gyongyos (Budapest).

Fazliu shkollen e mesmen e përfundoi në gjimnazin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas.

Kjo bursë, studentit nga Drenasi i siguron shpenzimet e fakultetit, konviktin si dhe një shumë në të holla për shpenzime mujore shkruan Drenicapress, përcjellë Klan Kosova.

14067621_10205193140507032_2197132279371454931_n

 

lajme të ngjashme