Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qesja me ëmbëlsira në veturë e tërheq ariun (VIDEO)

NULL NULL
23.11.2023 14:33
arusha

Zyrtarët e kafshëve të egra në Kolorado të ShBA-së thanë se një ari hyri në një makinë të parkuar për të vjedhur një qese me ëmbëlsira M&M dhe la pas një “pagesë të keqe” në ulësen e pasme.

Colorado Parks and Wildlife postoi një video në rrjete sociale duke treguar një zyrtarin e parkut duke hapur një derë makine për të liruar ariun nga brenda automjetit.

“Ik nga këtu ari! Hej”, bërtet zyrtari.

Më pas ai filmoi pjesën e brendshme të automjetit, i cili ishte plaçkitur nga ariu. Ulëset u grisën, mbeturinat u shpërndanë gjithandej dhe kafsha la një grumbull jashtëqitjesh në ulësen e pasme.

Oficerët thanë se ariu me sa duket ishte tërhequr në automjet nga një qese e pambikëqyrur me ëmbëlsirë.

lajme të ngjashme