Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeni i zhdukur kthehet në shtëpi pas dhjetë vjetësh

NULL NULL
04.02.2018 18:00

Debra Suierveld ishte zemërthyer ku qeni i saj u zhduk nga shtëpia në vitin 2008.

Për shumicën e pronarëve të kafshëve, ideja për të mos e parë kurrë më qenin e tyre, është shumë shqetësuese, transmeton Klan Kosova.

Ata bëhen pjesë e familjes dhe thjesht jeta nuk do të ishte më e njëjtë.

Kur qeni i Debra’s, Abby doli nga shtëpia, ajo bëri gjithçka që mundi ta gjejë, por ishte zhdukur plotësisht.

Pra, Debra nisi të mbante zi.

Por dhjetë vjet më vonë, qeni Abby u gjet rreth dhjetë milje larg në Apollo të Pensilvanisë.

Abby u gjet nga një mbrojtës i kafshëve i cili më pas kontaktoi Debra.

Duke folur për Tribune Review, Debra tha: “Nuk dija çfarë të thoja. Erdhi nga vdekja, ne po mbanim zi për të”.

Më pas, Debra tha se ndoshta Abby e ka kaluar kohën diku në një vend të sigurtë, pasi që kudo që qeni ka qenë, dikush është kujdesur shumë mirë për të.

lajme të ngjashme