Qeni i policisë gjen dy fëmijë të humbur brenda 15 minutave NULL NULL 27.03.2019 21:46 27.03.2019 21:46 Një qen i policisë ka fituar zemrat e shumë njerëzve pas gjetjes së dy fëmijëve të humbur brenda pak minutash, transmeton Klan Kosova. Policia tha në një postim në Facebook, se dy fëmijë tetëvjeçare u zhdukën në pyll në kohën kur po binte nata. Fëmijët thuhet se ishin duke luajtur. “Prindërit dhe fqinjët ishin duke kërkuar fëmijët në pyll për 45 minuta në ditën e djeshme, dhe më pas u lajmërua policia”, thuhet nga policia. Por, kur qeni u bashkua me njerëzit, në kërkim brenda pyllit, u gjenden për 15 minuta. Rasti ka ndodhur në Amerikë.