Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrezikon shëndetin, sipas një studimi NULL NULL 20.06.2022 19:05 20.06.2022 19:05 Universiteti Simon Fraser ka dalë me një studim të ri, duke shtuar më shumë peshë në argumentin se qëndrimi ulur, mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Një rishikim global që studioi më shumë se 100 mijë njerëz në 21 kombe, kishte zbuluar se individët që rrinin ulur për gjashtë deri në tetë orë në ditë kishin një rrezik 12-13 për qind të zgjeruar për vdekje të hershme dhe sëmundje koronare, ndërsa njerëzit që rrinin ulur për më shumë se tetë orë çdo ditë, kishin 20 për qind gjasa për vdekje të hershme, përcjell Klankosova.tv Sipas hulumtimit, njerëzit që rrinin ulur më shumë dhe nuk ishin shumë aktivë fizikisht, kishin rrezik më të lartë, deri në 50 për qind, ndërsa individët që rrinin gjatë ulur, por në të njëjtën kohë ishin fizikisht aktivë, kishin një rrezik dukshëm më të ulët, prej rreth 17 për qind.