Qëndrimi në dritë elektrike në mbrëmje i rrezikshëm për fëmijët NULL NULL 18.04.2018 13:00 18.04.2018 13:00 Një studim i ri shkencor ka treguar se ekspozimi ndaj dritës elektrike gjatë mbrëmjes tek fëmijët, ulë prodhimin e melatoninës pothuajse tërësisht. Humbja e melatoninës është një shenjë që tregon se ritmet tona të qarkullimit të gjakut nuk janë në rregull. Melatonina është një hormon që është i rëndësishëm për ritmin kardiak dhe gjumin e rehatshëm. Dhjetë fëmijë, të moshës tre deri në pesë vjeç, u ekspozuan ndaj dritave të ndritshme, për rreth një orë para se të flinin. Ulja e melatoninës filloi brenda dhjetë minutash dhe vazhdoi edhe për gjysmë ore pasi fëmijët kishin përfunduar qëndrimin për një orë nën dritën elektrike. Një gjë e tillë mund të ulë kualitetin e gjumit si dhe mund të shkaktojë probleme serioze në një kohë afatgjate.